Asociacioni, Mickoski: E kemi marrëveshjen e Ohrit

MEXHITI: KOMUNAT KANË NEVOJ PËR MË SHUMË DENCENTRALIZIM

Kundër këtij propozimi shprehet kreu I VMRO-DPMNE-së, Hristiajn Mickoski. Sipas tij nuk ka nevoj për një asociacion pasi Maqedonia ka marrëveshjen e Ohrit pjesë të kushtetutës së saj.  

”Në RMV pjesë e Kushtetutës është marrveshja kornizë e Ohrit, marrëveshja e Ohrit e garanton karakterin unitar të shtetit. Nëse ka parti politike në Maqedoni që duan të braktisin marrëveshjne kornizë atëherë duhet ta thonë para opinionit por edhe para bashkësisë ndërkombëtare të cilët janë edhe garantues të asaj marrëveshje se nuk e pranojnë atë marrëveshje. I paralajmëroj politikanët në Maqedoni të kenë kujdes dhe të mos i ndezin marrëdhëniet multientike sepse Maqedonia është shtet multientik dhe ky lloj I sjelljes së papërgjegjshme vetëm mund ti trazojnë këto tensione dhe të sjellin probleme më të mëdha për qytetarët”– tha Mickoski.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

 E nënkryetari I BDI-së, Izet Mexhiti u shpreh se komunat kanë nevoj për më shumë decentralizim.

”Ka nevoj per decnetrailizm me të madh, veçanarisht në decentralizmin financiar dhe ate per te gjitha komunat, dhe kërë gjë e kemi diskutuar edhe në BNJVL, dhe sipas informacioneve te mia, Maqedonia bie ne shtet më të centralizuara në rajon dhe këtu hapur them se procesi duhet të lëviz në kete drejtim sepse është në interes edhe të qytetarëve sepse është pushteti me i afërt ndaj qytetareve. Asociacioni I komunave në Kosovë do ketë efekt domino në rajon” – tha Izet Mexhiti.

Ideja për asociacion të komunave me shumicë shqiptare u propozua sot nga Alternativa. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share