Ura pengesë, banorët viktimë e logjika e ndërmarrjes publike në pushim veror
Ky është autobusin me numër 56 I cili niset nga Shkupi për në Fshatin Bojanë, apo siç mund të shihet deri tek ura e Bojanës.
Udhëtarët të cilët po zbresin po nisen në këmbë për tu kthyer nëpër shtëpijtë e tyre të cilat I kanë larg 2 km.
“1.8km, deri lartë në fshatin Bojanë, prapa meje veçse janë nisur banorët të cilët autobusi i la pak më poshtë tek ura. Ndërkaq kujtojm që temperatura për sot ka shkuar deri në 28”.
“Po si nuk është 2 km, çdo ditë lartë e poshtë shumë jemi keq. Ka gati dy muaj. Ne të rrinjtë mir por gratë lodhen duke ecur lartë e poshtë, në këtë të nxehtë. Është rend” – tha një banor
“Valla është shumë vështirë sepse ka gra me fëmijë ose burra pleqë, ne të rrinjtë mund të shkojmë deri atje lartë por sedi sa km ka deri atje lartë por nuk është lehtë edhe kur është nxehtë shumë, është vështërë të ecësh” – tha një banor.
Drejtuam thirrje drejt kësaj ndërmarrje dhe drejtorit por pa përgjigje….
“Nga thirrjet drejt Ndërrmarjes Publike Qarkulluese Publike dhe drejtorit t të kësaj Ndërrmarje pa përgjigje jemi drejtuar edhe këtu, por pa përgjigje sepse drejtori dëshiron që për një deklarat ta informojmë tre ditë më herët”.
Problemi aktual i banorëve të Fshatit Bojanë mbetet mungesa e kësaj linje të autobusit që t i dergojë deri në vendbanimin e tyre, nga e cila detyrohen të ecin 2 km në këmb, ndërrmarja Qarkulluese Publike heshtë, ndërkaq Televizoni Klan Maqedoni do vazhdojnë në pritjen e përgjigjes dhe zgjidhjen e këtij problemi. /tvklan.mk/