Australia përfshihet nga përmbytje të fuqishme

Tre shtete kanë shpallur gjendjen e emergjencës, një person ka humbur jetën ndërsa dëmet janë katastrofike

Komunitetet në tre shtete australiane janë urdhëruar të evakuohen pasi shiu i rrëmbyeshëm ka shkaktuar përmbytje të mëdha. Disa pjesë të vendit kanë regjistruar reshje mbi mesataren e Tetorit.

Të paktën 500 shtëpi janë përmbytur, një person ka humbur jetën dhe një tjetër është zhdukur. Përmbytjet në të gjithë Australinë janë nxitur nga fenomeni La Niña që ka vrarë më shumë se 20 njerëz këtë vit.

Pjesë të mëdha të shtetit Viktoria, Uellsit të Ri Jugor dhe rajoneve veriore u përfshinë nga reshje të fuqishme. Sistemet e lumenjve po arrijnë nivele të mëdha duke përshirë Victoria, Maribyrnong në perëndim të Melburnit dhe Goulburn më në very të cilat rrezikojnë të dalin nga shtrati.

Pamjet në mediat sociale treguan njerëz që kalonin nëpër ujë me kafshët e tyre shtëpiake dhe disa u shpëtuan në varka. Mediat lokale raportuan se rreth 200 kuaj janë  në rrezik pasi një fermë në Victoria u përmbyt. Përmbytjet kanë detyruar mbylljen e shkollave dhe kanë ndërprerë energjinë në 3,000 shtëpi dhe biznese.

Qendra Kombëtare e Motit në Australi ka paralajmëruar për një tjetër stuhi të fuqishme që mund të shkaktojë të tjera përmbytje javën e ardhshme. Ekspertët thonë se përmbytjet e fundit në Australi janë përkeqësuar nga ndryshimet klimatike dhe fenomeni i motit La Niña.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share