Disa rajone jugore kanë regjistruar temperaturën mbi 40 gradë Celsius
Miliona australianë po përjetojnë valën e parë të të nxehtit të verës ndërsa temperaturat përvëluese goditën katër shtete.
Paralajmërimet për valët e të nxehtit janë lëshuar për Australinë Jugore, Viktoria, Tasmania dhe pjesë të Australisë Perëndimore, me temperatura që pritet të rriten deri në 16 gradë Celsius mbi mesataren.
Adelaide pritet të shënojë temperaturën më të lartë deri në 40 gradë Celsius duke shënuar ditën e saj më të nxehtë që nga janari 2021. Meterologët kanë bërë të ditur se edhe mengjeset do të jenë shumë të nxehta me temperaturat që mund të arrijnë në 38 gradë Celsius.
Melburni gjithashtu pritet të kalojë ditën e tij më të nxehtë që nga Janari i vitit të kaluar si dhe natën e tij më të nxehtë në katër vitet e fundit me temperatura deri në 26 gradë.
Megjithatë dhe veriu dhe perëndimi i Viktorias pas temperaturave të nxehta mund të përballen me rrebeshe shiu dhe erëra deri në 90 km/h. Cikloni tropikal Ellie sipas meterologëve mund të shkaktojë përmbytje në disa zona në lindje të Australisë. Autoritetet i kanë bërë thirrje banorëve që të jenë të kujdesshëm pasi i nxehti pritet të arrijë kulmin gjatë së mërkurës.
Paralajmërimet për zjarret janë në fuqi në Australinë e Jugut për shkak të nxehtësisë. Shërbimi Zjarrfikës i Vendit ka shpallur gjithashtu alarme për Gadishullin Loëer Eyre dhe Gadishullin Yorke.
Klan News