ATS GRPUP me fabrikë të re në Teksas të SHBA-ve

INVESTIMI KAP VLERËN 100 MILION $, DO TË PRODHOHET MOCION I KALIBRIT TË VOGËL

ATS GRPUP investon 100 milionë dollarë në ndërtimin e fabrikës së re për mocion të kalibrit të vogël në Teksas të SHBA-ve. Të gjitha produktet janë në përputhje me standartet e NATO-së dhe do të shiten për markën e njohur botërore të ATS AMMO.

Kompania për prodhimin e pajisjeve ushtarake ATS GROUP këtë vitë ka filluar të gjitha përgatitjet për prodhimin e kapaciteteve të reja me një vlerë totale prej 100 milionë dollar, fabrik kjo e cila do të ndërtohet në Teksas të SHBA-ve e që do të filloj me punë në vitin 2025.

ATS GROUP

Kompania është e shtrirë në një sipërfaqe 50.000m2 objekt prodhimi, ku për një vitë do prodhodhen 200 milionë cope mocion të kalibrit të vogël të destinuar për tregun amerikan. Të gjitha produktet janë në përputhje me standartet e NATO-së dhe do të shiten për markën e njohur botërore të ATS AMMO. Do të prodhohen, plumba manovrimi, plumba me majë çeliku, bërthama municioni dhe pjesë të bëra vetë me teknologjinë 4.0 IoT.

ATS GROUP me seli në Shkup është një korporatë moderne maqedonase e përbërë nga katër kompani, nga të cilat tre në Shkup dhe një në Samokov me më shumë se 500 punonjës dhe 40 vite përvojë pune.

ATS GROUP

Kompania posedon ekspertizë të lartë inxhinierike, makina dhe mjete për prodhimin e municionit të mbrojtjes balistike dhe së fundmi dhe tekstil teknik ATS ARAMID UD 230 i nevojshëm për prodhimin e një pjese të madhe të produkteve balistike.

ATS Group është e angazhuar në prodhimin e produkteve të destinuara për pajisjen e ushtrisë dhe policisë në fushën e balistikës, mbrojtjes dhe sigurisë balistike.

Përveç kësaj, kompania gjithashtu prodhon municioon të kalibrit të vogël dhe linjat e plota të makinerive të prodhimit të municioneve. Kompania nga viti në vit po rrit potencialin e vet eksportues duke realizuar qëllimet e zhvillimit, planin dhe misionin.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share