MARRIN PJESË 8500 VRAPUES NGA 47 VENDE TË BOTËS
Data 2 tetor ( e diel ) është caktuar për zhvillimin e garës së 18-të me radhë të maratonës së Shkupit ku pritet të marin pjesë 8 e 500 garues nga 47 vende të ndryshem të botës, prej tyre edhe tre atletë nga Etiopia, ndërsa veç sportistëve të vendit tonë edhe Kosova dhe Shipëria do të përfaqësohet me garues të tyre.
Drejtori i “Viz Er Maratonës së Shkupit” Kire Sinedinovski theksoi se maratona ktheheht sërish në vendin e vjetër,konkretisht në qendër të kryeqytetit, duke e mbajtur konturën e ngjajshme të rrugëve, për dallim nga dy vitet e kaluar ,që për shkak të pandemisë ishte me start dhe cak te palestra Boris Trajkovski. Maratona organizohet nga Lidhja e sporteve të Shkupit dhe zhvillohet nën patronazhin e Qytetit të Shkupit, Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe Agencisë për Rini dhe Sport. Kryetarja e qytetit të Shkupit , Danella Arsovka pë aktivitetin në fjalë u shpreh e lumtur që Shkupi për të 18 vit me radhë është nikoqir I këtij evenimenti të madh sportiv “Këtë vit rikthehet shkëlqimi, pasi kemi mbi 8 e 500 garues në këtë Maraton nga 47 vende të ndryshme të botës që I japin vlerë më të madhe jo vetëm si event sportiv por edhe si manifestim që I bashkon njerëzit dhe ka rëndësi të veçantë, se promovon Shkupin dhe Maqedoninë si destinacion turistik dhe të tentojmë të lëmë përshtypje të shkëlqyeshme gjatë këtyre ditëve ku kemi kaq numër të madh të vizitorëv e që vijnë nga një numër I madh I shteteve”.-tha Danella Arsovska Starti do të jetë para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa caku do të jetë në Sheshin “Maqedonia”. Fillimi i maratonës, gjysmëmaratonës dhe garës në shtafeta – BE për sport do të jetë në orën 8:00, ndërsa gara në 5 kilometra do të fillojë në 08:10./KlanMacedonia/