ANGELOVSKI: FEDERATA E ATLETIKËS DO TË MERRË PJESË ME NJË PËRFAQËSUES
Garat e atletikës në nivel kombëtar dhe ato ndërkombëtar akcentin kryesor do ta kenë deri në fund të qershorit, pasi duhet të arrihen rezultate për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Verore që mbahen në Pariz
Sezoni i atletikës për vitin 2024, do të fillojë me garat në disiplinat e hedhjes dhe ato të kërcimeve, ndërsa garat kryesore në nivel kombëtar do të zhvillohen në maj dhe qershor, shkaku i vitit olimpik.
“Me që ky vit është vit Olimpik si dhe kampionateve botërore e europiane, kështu që garat në shtigje të stadiumit do të nisin më herët, akcenti kryesor do të jetë muaji maj dhe qershor për të gjitha garat nacionale ato individuale dhe garat e Kupës” – tha Dejan Angelovski, sekretar i FAMV-së.
Viti 2024 është vit i Lojërave Olimpike Verore ndaj edhe shtrohet pyetja se me sa atletë do të prezantohet Maqedonia e Veriut në “Paris 2024”.
“Vendi ynë do të jetë pjesëmarrëse me një përfaqësues, do të thotë që federata e Atletikës do të merrë pjesë me një përfaqësues. Do të jetë ai në përputhje me rregulloren me ranking apo me normë. Nëse ndonjë nga atletët i plotëson kriteret do të jetë ai që përfasqësoj vendin. Në se jo atëherë do të thiremi në rregulloren në 100 metra, 800 metra dhe maraton. Pra, ndonjë nga këto disiplina do na përfaqësoj në Lojërat Olimpike në Pariz” ” – tha Dejan Angelovski, sekretar i FAMV-së.
Kandidat potencial pë pjesëmarrje në Lojërat Olimpike janë pesë atletë të cilë deri në afatin e fundit do të plotësojnë normën deri kah fundi i majit. /tvklan.mk/