Atletikë: Luiza Gega sonte garon në finale e Botërorit në disiplinën 3000 metra me pengesa

Luiza Gega do të zbresë sërish në pistë në Botërorin e Atletikës që po zhvillohet në Budapest të Hungarisë . Finalja e disiplinës 3000 metra me pengesa në Botërorin e Atletikës në Hungari, do të zhvillohet mbrëmjen e 27 gushtit në Budapest, aty ku Luiza Gega shpreson të ketë arritur formën më të mirë fizike për një tjetër rezultat spektakolar.

Atletja më e mire shqiptare Luiza Gega edhe pse ishte e dëmtuar dhe në dyshim për pjesëmarrjen, teksa prej dy javës i ishte nënshtruar fizioterapisë intensive dhe rezultatet ishin perfekte.

Gega garoi në grupin e tretë dhe shënoi rezultat 9:17:71, që ishte rezultati I tretë më mire mes të gjithë garuesve, duke siguruar kështu edhe kualifikimin për në finale e garës 3000 metra me pengesa.

Atletja shqiptare Luiza Gega do të garojë në finalen e garës së 3000 metra me pengesa, në garën qështë caktuar të zhvillohet sonte me fillim në orën 21:05.

15 garueset që do vrapojnë në finalen e 3000 metrave me pengesa, sonte në ora 21:05.

Peruth CHEMUTAI (UGA), Jackline CHEPKOECH (KEN), Lomi MULETA (ETH), Marwa BOUZAYANI (TUN), Winfred Mutile YAVI (BRN), Olivia GÜRTH (GER), Faith CHEROTICH (KEN), LUIZA GEGA (ALB), Parul CHAUDHARY (IND), Marusha MISHMASH ZRIMSHEK (SLO), Sembo ALMAYEW (ETH), Courtney WAYMENT (USA), Beatrice CHEPKOECH (KEN), Zerfe WONDEMAGEGN (ETH), Alice FINOT (FRA).

/KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share