Atletikë Luiza Gega në finalen e Europianit në 3000 metra me pengesa

Finalja në 3000 metra me pengesa do të zhvillohet më 20 gusht

Atletja më e mirë shqiptare Luiza Gega ka shkëlqyer mëngjesin e sotëm në bateritë e garës së 3000 metrave me pengesa në Europianin e Atletikës që po zhvillohet në Mynih të Gjermanisë.

Ajo jo doli e para në baterinë e saj me rezultatin 9’30”93.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Gega ka dominuar në pistë gjatë kësaj gare, duke siguruar kështu edhe kualifikimin për në finale. Në pjesën e parë të garës, ajo ka qenë në grupin e atleteve kryesuese, ndërsa në pjesën e dytë arrin të shkëputet e të garojë e vetme, duke mos e diskutuar fitoren.

Atletja kuqezi, e pesta në planet në këtë disiplinë një muaj më parë në botëror, konsiderohet favorite për medalje në finalen e 20 gushtit. Në botëror, ajo ishte atletja më e mirë nga Europa, ndaj shanset për një medalje të artë janë të mëdha në këtë Europian për Gegën.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share