Atletikë: Kenianët Çabet dhe Lokedi, fitues të maratonës së Nju Jorkut

Fitues të edicionit të 51-të me radhë Maratona e Nju Jorkut për këtë vit janë atletë kenian Atletët nga Kenia, Evans Çabet në kategorinë e meshkjujve dhe Sharon Lokedi në kategorinë e femrave.

Evans Çabet e mbylli këtë garë me kohën 2 orë 8 minuta e 41 të qindtat, duke lënë pas Shura Kitata të Etiopisë dhe Abdi Nagejen e Holandës.

Për Çebet ky është triumf i dytë në SHBA, pasi ishte fitues edhe në Maratonën e Bostonit që u mbajtë në prill të këtij viti

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Te femrat, Sharon Lokedi ishte më e mira me kohën 2 orë 23 minuta e 23 të qindta, duke lënë pas Lonah Salpeter të Izraelit dhe Gotytom Gebreslase të Etiopisë.

Rezulattet e arritura në këtë maratonë në të dyja kategoritë ishte më e lartë nga parashikimi, kjo edhe për shkak të motit jo fort të përshtatshëm.

Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share