Atletikë: Dario Ivanovski me rekord të ri kombëtar në gjysmëmaratonë në kampionatin evropian në Romë

Dario Ivanovski me rekord të ri kombëtar në vendin e 29-të në gjysmëmaratonën e Kampionatin Europian në Romë!

Dario Ivanovski njëri ndë atletët më të mirë të Maqedonisë së Veriut në shtigjet e gjata, regjistruar vendosi një rekord të ri shtetëror në gjysmëmaratonë në Kampionatin Evropian që mbahet në Romë të Italisë.

Ivanovski e përfundoi garën gjysmëmaratonë me kohën 1 orë 04 minutae 01 sekondë që paraqet rekord të ri në vendin tone, duke përmirësuar kohën e tij më të mirë, e cila ishte 1:04.45.

Ivanovski në konkurrencën e 64 maratonistëve nga vende të ndryshme doli I 29-ti

Kampion Europe në gjysmë maratonë u shpallë italiani Yemaneberhan Kripa, i cili vrapoi shtegun me kohën 1:01.03 orë, që është një rekord i ri në kampionatet evropiane. I dyti doli bashkatdhetari i tij Pietro Riva, vetëm një sekondë prapa dhe gjermani Amanal Petros përfundoi i treti, katër sekonda prapa fituesit në vijën e finishit./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share