Real Madrid ka bërë një hap mbrapa në luftën për kreun e La Ligas.
Mbretërit barazuan me Atletico Madrid me rezultat 1-1 në ndeshjen e javës së 23-të që u zhvillua në Santiago Bernabeu.
Atletico kaluan të parët në epërsi me golin e Gimenez në minutën e 78-të, shkruan Indeksonline.
Rezultatin e barazoi Rodriguez pesë minuta para fundit të kohës së rregullt.
Nga minuta e 64-të Atletico luajti me 10 lojtarë pas ndëshkimit me të kuq të Correa.
Me këtë barazim, Reali mbetet në vendin e dytë me 52 pikë, shtatë pikë më pak se Barcelona. Atletico është e katërta me 42 pikë. /IndeksOnline/