Atleti Erzen Zyberaj do të niset nga Kosova në këmbë drejt Shqipërisë për festën e 28 Nëntorit.
Zyberaj do ta nisë rrugëtimin e tij nga Prishtina dhe do ta përmbyllë në Tiranë.
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar atletin Zyberaj për këtë rrugëtim prej 260 kilometrash.
“Ky vrapim është një shprehje e vërtetë e dashurisë dhe respektit ndaj flamurit kombëtar. Atleti ynë po bënë një udhëtim të shkëlqyer për të sjellë bashkë me vete frymën e pavarësisë dhe lavdisë që flamuri simbolizon”, ka shkruar në Facebook, kryebashkiaku i Prishtinës.
/tvklan.al