Atentanti ndaj Trump-it, Mickoski: Akt qyqar, i uroj shërim të shpejtë!

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski dënoi atentatin ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump. Ai i uroi presidentit Trump dhe qytetarëve të lënduar shërim dhe shërim të shpejtë.

“Në këto momente trishtimi, tronditjeje dhe shqetësimi të popullit amerikan, si President i Qeverisë, shpreh dënimin më të lartë për tentativën qyqare për të vrarë Presidentin Donald Trump. Në të njëjtën kohë, presidentit Trump dhe qytetarëve të lënduar i uroj shërim të shpejtë. Mendimet dhe lutjet tona janë me Presidentin Trump, familjen e tij dhe popullin amerikan.

20-vjeçari Tomas Metju Kruks nga Pensilvania hapi zjarr ndaj ish-presidentit nga çatia e një ndërtese 130 metra larg tubimit të Trump, raportuan mediat amerikane.

Sulmuesi u qëllua për vdekje nga agjentët e Shërbimit Sekret.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share