Ata që punojnë nga shtëpia janë më të lumtur dhe qëndrojnë më gjatë në punë

Ditëve të sotme, për të punuar nga distanca krejt çfarë ju nevojitet është një laptop dhe internet i mirë.

Sipas një studimi të ri, punëtorët të cilët mund të punojnë nga distanca janë në përgjithësi më të lumtur sesa ata të cilët duhet të punojnë në një zyre.

Me 24 shtator, kompania “Owl Labs” e kishte publikuar raportin me mijëra amerikanë të anketuar dhe kishte zbuluar se 49% prej tyre punojnë me orar të plotë nga distanca.

Siç duket, puna nga distanca – apo vetëm ideja e kësaj pune – i bën njerëzit më të lumtur!

71% e punëtorëve të cilët punojnë nga distanca thonë se janë shumë të lumtur me punën e tyre.

Një fakt interesant është se ata të cilët punojnë nga distanca janë dyfish më të prirë të fitojnë më shumë para sesa ata që shkojnë në zyre.

Tjetër faktor interesant ka qenë edhe besnikëria: ata që punojnë nga distanca janë më të prirë të qëndrojnë në punën që e kanë përgjatë pesë viteve të ardhshme – gjë nga e cila përfiton punëdhënësi, por edhe vet punëtori.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share