Me largimin e yllit francez Moussa Diaby drejt elitës së futbollit arab, Aston Villa ka filluar të mendojë për zëvendësuesin e tij dhe duket se e ka gjetur në portugezin Joao Felix.
Felix, i cili sapo është rikthyer te Atletico Madrid pas një huazimi 1-vjeçar te Barcelona, është shumë i pëlqyer nga trajneri Unai Emery për aftësinë e tij për të luajtur në çdo pozicion të sulmit.
Ndërkohë që një rikthim te Barcelona duket i pamundur, disa klube të Premier League, përfshirë Aston Villa, janë të interesuara për të siguruar shërbimet e tij.