Skuadra shqiptare, Partizani i Tiranës, kthehet me disfatë minimale 0-1 në transfertë nga Astana e Kazakistanit në ndeshjen e parë të Play off-it në Konferencë Liga. Autori i golit të vetëm në këtë ndeshje ishte Stjepan Lonçar në minutë 41 të pjesës së parë i cili me goditje të fortë nga distance 18 metrash mposhti portierin e Partizanit.
Skuadra e Kazakistanit edhe në pjesë e dytë dominoi mirëpo mbrojtja e Partizanit ishte në krye të detyrë dhe nuk lejoi që epërsia e ekipit nga Kazakistani të bëhet më lartë.
Kjo humbje minimale në Kazakistan, që i jep gjasa reale Partizanit që në sfidën e kthimit më 31 gusht, të përmbysin rezultatin dhe të kualifikohen në fazën e grupeve. /KlanMacedonia/