Kombëtarja e Shqipërisë në futboll ka arritur fitoren e parë për vitin 2022. Skuadra e Edi Rejas fitoi me rezultatin 2-0 në miqësoren me Armeninë. Kuqezinjtë kaluan në avantazh në minutën e 28’ me anë të sulmuesit të Partizanit, Xhuliano Skuka, ndërsa në minutën e 63-të, ishte lojtari i Interit Kristjan Asllani ai që dyfishoi rezultatin.
Në një lidhje direkte për edicionin e lajmeve në Tv Klan, gazetari Erion Todhe nga stadiumi “Air Albania” ka marrë në intervistë shënuesin e golit të dytë për Kombëtaren Shqiptare në këtë miqësore, Kristjan Asllanin.
Futbollisti Asllani është shprehur i lumtur për golin e shënuar si dhe për të gjithë ndeshjen ku fitoi Shqipëria.
https://youtu.be/MJKtiGbMKNo
Redi Prifti: Erion si mund të vlerësohet ndeshja e sotme dhe a e justifikuan besimin e Edoardo Rejas lojtarët e rinj që u aktivizuan në këtë ndeshje?
Erion Todhe: Patjetër, ndeshja ishte e shkëlqyer dhe unë kam pranë meje Kristjan Asllanin, një prej shënuesve, lojtarin e Interit dhe të na thotë direkt Asllani përshtypjet e tij në një 90-minutësh të plotë me Kombëtaren Shqipëtare, si ishte kjo performancë dhe për më tepër goli i shënuar?
Krisjan Asllani: Jam i lumtur për golin e shënuar, gjëja kryesore sot ishte fitorja sepse kishim shumë kohë pa fitore. Jam i lumtur për 90 minuatat.
Erion Todhe: A do të ishte kjo për ty një pikë më shumë edhe në aspektin personal dhe profesional tek klubi i Interit?
Kristjan Asllani: Unë sot luajta 90 minuta, jam i lumtur besoj se e ndihmova ekipin dhe kaq./tvklan.al