Koalicioni VLEN insiston në formimin e ASHASH pasi, sipas tyre, ka qenë premtim para qytetarëve dhe marrëveshje mes parterëve të koalicionit gjë të cilën e mohojn VMRO DPMNE dhe ZNAM. Nga VLEN thonë se nuk ka krizë mes partnerëve të koalicionit.
“Nuk ka gjëra të tilla mbrenda koalicionit VLEN dhe partnerve të koalicionet, veprimet tona mbrenda qeverisë dhe institucioneve tjera përfshirë këtu edhe kuvendin e RMV-së janë veprime të cilat i kemi pas pjesë të programit tonë dhe kryesisht janë të harmonizuara me partnerët e koalicionit, çdo veprim është për të mirën e qytetarëve dhe nuk ka të bëjë për raportet mes koalcionit në qeveri”, tha Bashkim Murtezi nga VLEN.
Nga ana tjetër Maksim Dimitrievskin nga ZNAM sjelljen e VLEN-it e shesh vetëm si politik ditore. Ai theksoi se Akademia shqiptare për shkencë dhe art, nuk është pjesë e programit qeveritar sic pretendojn nga VLEN.
“Mendoj se kolegët e VLEN-it e kanë shumë gabim nëse konsiderojnë se me këto gjeste do të iniciojnë destabilizimin e Qeverisë apo daljen e ZNAM-it nga Qeveria – e kanë gabim”, u shpreh Maksim Dimitrievski.
Ditë më parë edhe kryteministri Hristijan Mickoski në mënyrë të prer theksoi se nuk mund të realizohet idea e VLEN.
“Gjithçka mbaron dhe fillon këtu. Gjithçka tjetër është folklor dhe ndoshta një lloj manovre politike. Mendoj se duhet të vazhdojmë të funksionojmë me institucione ku gjenerohet dija, ku shkenca është e para. Nuk ka institucione shkencore etnike, nuk ka asnjë shembull të tillë në botë”, deklaroi Mickoski.
A do të vazhdoj VLEN të mbaj aktuale tëmën e ASHSHA për politikat e saj ditore mbetet të shohim. /tvklan.mk