ASH: Vandalizmi ishte në mbrojtjen e drejtësisë së partizuar

Partia  opozitare nëë vend Aleanca për Shqiptarët ka reaguar përmes një komunikate për media duke thënë se BDI po e mbron gjyqësorin dhe prokurorinë e partizuar sepse sipas tyre në këtë mënyrë mbrojnë veten nga krimi dhe korrupsioni 20 vjeçar.
Nga ASH thonë se sot Koordinatori i turpit, krimit dhe korrupsionit sot tentoi që të manipulojë opinionin dhe të mbrojë shkeljen e rëndë që i bëri mbrëmë Kushtetutës dhe demokracisë. Ai tha se pushteti po implementon agjendën reformuese, ndërsa mbrëmë me dhunë dhe vandalizëm kontrabandoi në komision një ligj që ua vazhdon mandatin gjykatësve dhe prokurorëve që duhet të pensionohen, e që gjithë opinioni e mban mend se si emëroheshin nga pazaret mes Blerim Bexhetit, Gordana Jankullovskës dhe Sasho Mijallkovit e më pas edhe me Zoran Zaevin dhe Boki 13.
BDI po e mbron gjyqësorin dhe prokurorinë e partizuar, sepse vetëm në këtë formë mund të mbrojnë veten nga krimi dhe korrupsioni 20 vjeçar.
Përmendi edhe agjendat e huaja duke aluduar në ato ruse, andaj duam ta rikujtomë se agjendë ruse është parcela për Daka Davidoviçin, ambasadorët antiperëndimor si dhe takimet e fshehta të Ali Ahmetit me ambasadorët rusë dhe serbë që vetë kryetari i tij i konfirmoi.
Pas dhunës që Talat Xhaferi manifestoi ndaj punonjësve të Kuvendit, diktaturës së tij ndaj deputetëve të opozitës shqiptare, akti i mbrëmshëm pikërisht në komisionin për çështje evropiane, është vetëm një konfirmim se BDI nuk ka lidhje as me Evropën, as me reformën dhe as me demokracinë. Ky klan është një klan i dhunës, arrogancës, diktaturës dhe vandalizmit, që urgjentisht duhet të nxirret jashtë institucioneve dhe jashtë pushtetit janë shprehur nga ASH./KlanMacedonia/
Lexo gjithashtu
Total
0
Share