Aleanca për shqiptarët përmes një komunikate për media ka akuzuar drejtorin e Byrosë për ekspertizë ligjore është Valdet Xhaferi se po zvarrit qëllimisht ekerpzitën mbi rastin gjyqsor të tragjedisë së autbosutit në Llaskarcë.
“Pas ekspertizës së parë që ishte bërë për këtë rast, Gjykata në vend që të jepte verdiktin final, më 11 nëntor 2021 dha urdhër për super ekspertizë. E njëjta u ishte kërkuar fakulteteve të makinerisë dhe teknike në vend dhe që të gjitha për çudi kanë refuzuar duke thënë herë se s’kanë ekspertë e herë se s’kanë çfarë të ofrojnë më shumë se ekspertiza e parë. Në fund lënda përfundon te Byroja për ekspertizë ligjore dhe atje po mbahet tanimë 315 ditë. Për ironi të fatit, drejtor i Byrosë për ekspertizë ligjore është Valdet Xhaferi, Kryetar i degës së BDI-së në Gostivar….Kush qëndron prapa kësaj tragjedie që nuk lejon dënimin e fajtorëve të vërtetë dhe frikësohet që ata mos të japin emra të tjerë?, thuhet në reagimin e ASH-së./KlanMacedonia/