ASH: Si e shfrytëzoi dhe si e “bleu” BDI objektin afër Telekomit?

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Adnan Neziri, gjatë ditës së sotme ka thënë se blerja e objektit në Tetovë nga ana e BDI-së, në një sipërfaqe prej 1400 metra katror ngrit dyshime të mëdha, e për të cilat prokuroria duhet të hap lëndë.

“Në hulumtimet e mediave është mësuar se ky objekt ka qenë në pronësi të një kompanie private, e cila më pas ia ka shitur një kompanie të dytë, për të përfunduar në fund duke e blerë BDI. Nga kompania kanë thënë se objekti nuk është dhënë me qera, ndërsa, të gjithë tetovarët janë dëshmitarë se për vite të tëra këtu ka qëndruar mbishkrimi i Forumit Rinor të BDI-së. Pyesim në çfarë baze e ka shfrytëzuar BDI në të kaluarën këtë objekt. Kompania që e ka poseduar fillimisht këtë objekt, njihet si një nga kompanitë më profitabile që ka fituar edhe shumë tenderë nga institucione që udhëhiqen nga funksionarë të BDI-së”, tha Adnan Neziri, deputet i ASH-së.

Neziri shton se nga BDI kanë thënë se për blerjen e objektit kanë marrë kredi prej 900.000 euro të cilën do ta kthejnë për 7 vite.

“Kjo i bie se BDI do të duhet të kthejë nga 128 mijë euro në vit, pa llogaritur këtu kamatën. Ku do ti merr këto para BDI, nga është e sigurt se do tu sigurojë. Duam të njoftojmë opinionin poashtu se për koincidencë, pjesën tjetër apo më të madhe të këtij objekti gjigant e posedojnë Posta e Maqedonisë dhe kompania Telekom, që në Maqedoni hyri si investim i kompanisë Maxhar Telekom. Çfarë koincidence!?”, shtoi më tej Neziri.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share