Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari dhe drejtoreshës së spitalit Kozle, për paaftësi dhe keqmenxhim.
Nga ASH thonë se pasojat i paguajnë shtrenjtë qytetarët, stafi mjekësor dhe fëmijët.
Reagimi i plotë:
Të shkarkohet drejtoresha e Kozles, të jep dorëheqje ministri i paaftë Taravari
Një ditë e më parë, nëse i ka ngelur pak njerëzi dhe keqardhje për qytetarët dhe pacientët, Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari duhet të shkarkojë drejtoreshën e Klinikës për fëmijë “Kozle” dhe menjëherë më pas të jep edhe vetë dorëheqje. Çdo ditë e më tepër po dëshmohet se Taravari është ministri më i paaftë i shëndetësisë në historinë e Maqedonisë, ndërsa pasojat e kësaj po i paguajnë shtrenjtë qytetarët, stafi shëndetësor e madje edhe kategoria më e ndjeshme, fëmijët të cilët në vend të trajtimit gjejnë vdekjen në klinikat shtetërore.
Paaftësia, dështimi dhe narcizoizmi i drejtoreshës së Kozles dhe ministrit Taravari nuk mund të mbulohen duke goditur mjekët e duke dëmtuar pacientët. Për çdo ditë lexojmë lajme për vdekje të fëmijëve, keqtrajtim të qytetarëve, presione mbi mjekët dhe stafin mjekësor e nga ana tjetër njeriu që duhet t’i mbrojë ata bëhet avokat i drejtorëve të papërgjegjshëm dhe fajëson viktimat e familjarët e tyre.
– Aleanca për Shqiptarët
Lexo gjithashtu
Pensionistët në protestë, kërkojnë rritje lineare të pensioneve
“KEMI ARRITUR NË FUND, DUAM TË ARDHURA DINJITOZE” Pensionistët dolën në rrugë për të kërkuar rritjen e pensionit…
09.08.23 13:55
Akuzat ndaj ish-ministres së Kulturës, VMRO-DPMNE: Keqpërdorime edhe gjatë udhëtimit në Mal të Zi
VMRO DPMNE ka vazhduar me akuzat për keqpërdorim që sipas tyre I ka bërë ish ministrja e kulturës…
02.09.24 13:39
MPJ përgënjeshtron qëndrimet e Trajanovit/ Detajet finale të propozimit francez janë dakorduar edhe me presidentin Macron!
Ministria e Punëve të Jashtme ka hedhur poshtë shpekulimet e Kryetarit Lidhjes Demokratike Pavle Trajanov për mënyrën se…
06.06.24 14:01