ASH: Qytetarëve të Pollogut ju ndërpriten shtesat fëmijërore

Qytetarëve të rajonit të Pollogut, pas rritjes së pagës minimale, u janë ndërprerë shtesat fëmijërore. Qeveria SDSM-BDI godet kategorinë më të rrezikuar sociale, në një kohë të krizës së rënduar ekonomike.

Aleanca për Shqiptarët fton Qeverinë dhe Ministrinë përkatëse që urgjentisht të korrigjojnë këtë padrejtësi dhe të paguhen të gjitha shumat që u takojnë me ligj.

Në të kundërtën i ftojmë qytetarët që ta padisin shtetin.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share