ASH: Pushteti nuk mbron shqiptarët e sulmuar në Shkup, por tensionon situatën me shpifje

Nga Aleanca për Shqiptarët kanë reaguar pas ngjarjeve të sotme në Sheshin Skënderbeu, ku ishte i përfshirë edhe vëllai i funksionarit të ASh-së, Zudi Enuzi-Koka.

Nga ASh thonë se qytetarët tash e disa ditë janë të pambrojtur, ndërkaq i bëjnë apel pushtetit që mos të detyrojnë qytetarët të vetëmbrohen, ashtu siç sipas tyre sot veproi vëllai i Kokës.

“Për dy ditë radhazi shqiptarët e Shkupit janë të pambrojtur nga shteti dhe nga policia. Huliganët nga protestat e fundit dje dhe sot kanë sulmuar pronat e shqiptarëve dhe qytetarët në Çarshinë e Vjetër dhe Sheshin Skenderbeu. Ju bëjmë thirrje qytetarëve që të tregohen të përmbajtur dhe të kujdesshëm e mos të bien në provokime e skenare të errëta.
Ju bëjmë thirrje partive në pushtet, bartësve të institucioneve, të mos e ngarkojnë situatën me shpifje politike, por t’i mbrojnë qytetarët dhe të mos detyrojnë shqiptarët që të vetëmbrohen siç ndodhi sot në Shkup, për të mbrojtur pronën e tyre, bukën e gojës, heronjtë kombëtarë dhe jetën e tyre”, tha Naim Bajrami nga ASh.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share