ASH: Përgjegjësi për zjarrin në repartin e kirurgjisë torakale

“MINISTRI SALI URGJENTISHT TË VIZITOJË KLINIKËN NË FJALË DHE TË PRONONCOHET PËR ZJARRIN”

ASH-ja kërkon përgjegjësi për zjarrin që ndodhi javën e kaluar në repartin e kirurgjisë torakale. Në një komunikatë për media nga kjo parti kërkojnë që ministri i Shëndetësisë Sali menjëherë të vizitojë klinikën dhe të japë detaje për shpërthimin e zjarrit.

Aleanca për shqiptarët kërkon ministri i shëndetësisë, Bekim Sali urgjentisht të vizitojë klinikën në fjalë dhe të prononcohet për dhe rreth rastit në fjalë! Qeveria e Maqedonisë së Veriut në procedurë të shpejtuar të inicojë reintegrimin e Klinikave universitare që të evitohen tragjeditë e këtij lloji dhe padëgjueshmëria e drejtorëve partiak, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Ndryshe Klan Maqedoni dy ditë më parë raportoi për zjarrin në Klinikë, ndërsa drejtori i kësaj klinike deklaroi se zjarri është shuar menjëherë duke evituar të përhapet më shumë. Në repartin kanë qenë të shtrire pesë pacientë të cilët menjëherë kanë qenë të evakuuar.

Gazetarja: Si është i regulluar inventari, pasi ka një vit që janë të rinovuara këto hapësira. A është kualitet?

“Unë mendoj se është ndërtuar me të gjitha standardet, kjo hapësirë është rinovuar. Këto hapësira janë të vjetra rreth 70 vite por ne i kemi rindërtuar dhe rinovuar me materiale termostatike që për këtë rast është shumë me rëndësi. Por prap ka ndodhur një fatkeqësi? Mirëpo ka qenë e evituar mundësia për tu zgjeruar”.

Për momentin ky repart po pastrohet dhe lyhet, ndërsa ende nuk dihet se kur do të lëshohet sërish në përdorim, për këtë duhet të vendos Shërbimi për punë të përbashkëta dhe të përgjithshme pranë Qendrës Klinike./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share