ASH: Me takimin Mickoski – Jankullovska, opozita legalizon krimin politik dhe institucional

Me takimin dhe publikimin e fotografisë me Gordana Jankullovskën, Mikcoski dhe opozita maqedonase legalizojnë dhe rehabilitojnë krimin politik dhe institucional si viktimë politike, akuzojnë nga Aleanca për Shqiptarët, përcjell KlanM.

Nga ASH akuzojnë VMRO-në se nuk kanë kërkuar falje për të kaluarën, sipas tyre, të errët.

“Pyesim publikisht, Mickoskin dhe opozitën, a do të thotë kjo fotografi se planifikoni rikthimin në politikë të të gjithë kriminelëve të dënuar me vendime të plotëfuqishme për krime dhe keqpërdorime të pushtetit në të kaluarën? A është kjo arsyeja e kundërshtimit dhe bllokimit të së ardhmes evropiane të vendit, që do të sillte edhe drejtësinë dhe luftën e drejtë kundër krimit dhe korrupsionit”, thuhet në reagimin e ASH-së./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share