Aleanca për shqiptarët kundështon njoftimet e qeverisë për rritje të çmimit të participimit gjatë kontrolleve në spitaliet publike. Bekim Tateshi nga kjo parti kërkoj që qeveria të heq plotësisht pagesën e participimit.
‘‘Aleanca për Shqiptarët propozon këto masa anti-krizë në shëndetësi: – Qeveria të bëj kontroll rigoroz për korrigjim të çmimeve të barnave dhe materialeve harxhuese; – Të riintegrohet Qendra Klinike Universitare “Nënë Tereza” në Shkup dhe – Të riintegrohen spitalet e përgjithshme me shtëpitë e shëndetit nëpër të gjitha qytetet e shtetit’‘ – deklaron Bekim Tateshi, departamenti për shëndetësi – ASH. /KlanMacedonia/