Dënojmë në formë të prerë deklaratat e nxitura fillimisht nga VMRO-DPMNE dhe të plasuara së fundmi edhe nga Arben Taravari për Kushtetutë “qytetare” dhe për fshierjen e bashkësive etnike nga Kushtetuta – thuhet në reagimin e ASH-së krahu i Ziadin Selës.
Shkas për këtë reagim është bërë paraqitja publike e Taravarit në intervistën për portalin “Info”. ASH-ja krahu i Selës ka shpërndarë videon duke theksuar se Taravari me deklaratat e këtilla dëshiron të bëjë me shtetin, atë që nuk arriti të bëjë me Aleancën për Shqiptarët kur propozonte që ta riemërtojë si Aleanca për Qytetarët.
“Ky propozim na kthen 25 vjet pas, fshin shqiptarët dhe të gjitha të drejtat e garantuara me Kushtetutë, shfuqizon Marrëveshjen e Ohrit, ndryshimet Kushtetuese për barazi të shqiptarëve, Ligjin për përdorimim e gjuhëve, mekanizmin e Badenterit, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat dhe shumë të drejta të tjera të fituara në dy dekadat e fundit”, thonë nga ASH, krahu i Seleës
ASH-ja krahu i Selës, në reagim, duke rikujtuar se në ndryshimet kushtetuese të vitit 2018 ishte kusht i Aleancës për Shqiptarët heqja e termit “qytetarët që jetojnë” sepse i bënte shqiptarët banorë të përkohshëm, i bën thirje Taravarit që të heq dorë nga skenaret e rrezikshme të Mickoskit dhe VMRO-së dhe, sic thonë, të mos vejë dorë në të drejtat e shqiptarëve për të arritur qëllime karieriste personale./tvklan.mk