ASH i reagon VMRO-së: Mosnjohje e realitetit ose lajthitje e qëllimshme

Aleanca për Shqiptarët e konsideron si diçka pozitive faktin që në VMRO, sipas tyre, po mendohet dhe bisedohet për ndryshime kushtetuese. Por nga ASH kundërshtojnë propozimin e partisë së Mickoskit për “shtetin unitar”, përcjell Klan Macedonia.

“Nga ana tjetër, zgjidhja që ofrohet nga ky subjekt politik në lidhje me preambulën është mosnjohje absolute e realitetit apo lajthitje e qëllimshme për efekte elektorale. Koha e dominancës së një etniteti në Maqedoninë e Veriut ka përfunduar një herë e përgjithmonë dhe prapakthim në atë gjendje nuk mund të ketë. Maqedonasit janë 54%, ndërsa shqiptarët 30% dhe së bashku nuk bëjnë përqindjen e kroatëve që jane mbi 90%. Cilësimi i shqiptarëve në propozimin e tyre si pakicë kombëtare edhe një herë tregon se mentaliteti i tyre është kthyer dekada pas dhe kjo është për keqardhje”, thuhet në reagimin e ASH-së.

VMRO-DPMNE, sipas ASH-së, duhet të tejkalojë interesat e veta elektorale dhe të ngrihet në detyrën që i takon duke përfshirë edhe gatishmërinë e liderit te saj të shprehur publikisht, në heqjen e terminologjisë fyese për gjuhën e bashkëqytetarëve të tyre, në këtë rast gjuha shqipe./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share