ASH: I japim fund çdo lloj bashkëpunimi me VMRO-DPMNE-në, nuk lejojmë dëmtimin e shqiptarëve

Aleanca për Shqiptarët në pres konferencën për media i ka dhënë fund çdo lloj bashkëpunimi me VMRO-DPMNE-në, këtë e kumtoi sekretarja e përgjithshme e ASH-së, Vjollca Berisha.

”Mbrëmë i gjithë opinioni ishte dëshmitarë edhe i një skenari për të sulmuar shqiptarët e Shkupit dhe pronën e tyre, ngjashëm si skenaret e kaluara ku për qëllime dhe pazare politike shqiptarët bëheshin kurban, ndërsa BDI, LSDM dhe VMRO përfitonin pikë politike.

Rruga drejt BE-së nuk guxon të merr haraç pronën dhe jetën e qytetarit shqiptar. Këtë e themi hapur dhe zëshëm për ata që në emër të evropianizimit e bëjnë kurban shqiptarin dhe kundrejt atyre që protestat kundër evropiane i drejton kundër popullit më evropian, popullit shqiptar.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kontaminimi dhe metastazimi i Levicës në VMRO-DPMNE, rikthimi i skenarëve të përbashkëta të BDI-së dhe VMRO si në kohën e Gruevizmit, tani me mbështetje të LSDM-së, janë lehtë të lexueshme dhe të patolerueshme për Aleancën për Shqiptarët. Ne nuk lejojmë që të jemi as pjesë e as viktima të skenarëve të tilla.

Aleanca për Shqiptarët nuk lejon as dëmtimin e shqiptarëve, as nënçmimin e shqiptarëve dhe as të shkelet krenaria e shqiptarëve.

Andaj pa marrë parasyshë tendencave të përhershme për ta njëllos Aleancën për Shqiptarët, rrugëtimin e saj të pastër dhe të drejtë, drejt vlerave perëndimore, drejt barazisë së tërësishme të shqiptarëve këtu në Maqedoninë e Veriut, njoftojmë opinionin se bashkëpunimet që kanë dashur të ja mveshin Aleancës janë vetëm insinuata në mendjet e liga të oponentëve tanë politik. Dhe në qoftë se duan edhe një herë rikonfirmim, Aleanca për Shqiptarët është e shqiptarëve dhe e kërkujt tjetër, është e popullit dhe e kërkujt tjetër, është në Aleancë me NATO-n dhe perëndimin dhe me kërkënd tjetër. Dhe për ta kofirmuar këtë si pasojë e zhvillimeve të fundit, thirjeve anti shqiptare, inskenimeve të cilat mëndja jonë e shëndoshë as nuk mund ti kuptojë, ne i japim fund çdo lloj bashkëpunimi për sa kohë këto subjekte politike nuk reflektojnë dhe nuk ndërpresin logjikën e përfitimit politik duke anatemuar shqiptarët.” – deklaroi Vjollca Berisha nga ASH.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share