ASH-Fraksioni i Taravarit del me njoftim: Jemi të hakuar!

Përmes një komunikate për mediat, nga Aleanca për Shqiptarët – fraksioni i Arben Taravarit, thonë se kanalet e tyre të informimit janë hakuar nga disa individë.

Nuk jepen informacione më të detajuara, mirëpo thuhet që asnjë qëndrim që vjen në emër të ASH-së nga këto kanale informimi, nuk është qëndrim zyrtarë.

“Për krime të tilla kibernetike do të merren masat e nevojshme ligjore ndaj personave keqdashës. Asnjë nga njoftimet nga kanalet e uzurpuara të komunikimit nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të Aleancës për Shqiptarët dhe organeve legjitime të saj, deri në zgjidhjen e kësaj çështjeje, për të cilën do të jeni të njoftuar me shpejtësi”, kanë thënë ASH-ja e Taravarit. /tvklan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share