ASH dënon aktin e djegies së veturës së Grubit: Akt vandal dhe i patolerueshëm

Aleancs për Shqiptarët ka reaguar mbrëmjen e sotme nê lidhje me djegien e veturës së Artan Grubit mbrëmjen e kaluar nga persona të panjohur. Nga kjo parti, siç përcjell KlanM, bëjnë thirrje për zbardhje të shpejtë të rastit.

“Aleanca për Shqiptarët dënon ashpër aktin vandal dhe të patolerueshëm të djegies së veturës së zëvendës kryeministrit, Artan Grubi. Veprimet e këtilla huliganeske janë të patolerueshme në një vend dhe shoqëri demokratike. Ju bëjmë thirje autoriteteve të rendit që sa më shpejtë të zbardhin rastin dhe të zbulojnë autorët. Përtej dallimeve dhe mospajtimeve politike, të gjitha subjektet dhe institucionet duhet të dënojnë aktet e këtilla, ndërsa rendi dhe siguria duhet të garantohen për çdo qytetarë. Kërcënimet dhe sulmet e këtilla vandale paraqesin rrezik për gjithë shoqërinë dhe si të tilla duhet të dënohen dhe luftohen nga të gjithë, pa dallim”, thuhet në reagimin e ASH-së./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share