ASH: Çfarë ka biseduar Ali Ahmeti në takimet e fshehta me ambasadorët rus?

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti këto ditë pranoi se ka pasur takime jo me një, por me disa ambasadorë të Rusisë në Shkup, ashtu si edhe me ambasadorin e Sërbisë.

Mund të arsyetoheni se takimet me diplomatë të huaj janë normale për kryetarët e partive politike, por në këtë rast, bëhet fjalë për takime të fshehta dhe të papublikuara më parë. Asnjëherë nga BDI nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar për takime të drejtuesve të kësaj partie me ambasadorët rus. Pyesim publikisht, pse janë mbajtur takimet të fshehta, çfarë është biseduar në këto takime, kujt i kanë shërbyer dhe çfarë ka buruar nga të njëjtat.

Në veçanti pyesim z.Ahmetin a i ka zhvilluar këto takime para 27 Prillit 2017 dhe para se t’i shitet parcela në Tetovë oligarkut rus, Daka Davidoviç. Një fjalë e urtë popullore thotë: “I keshmi të kesh”. Kështu i cilësojmë edhe akuzat dhe shpifjet e deritanishme të BDI-së ndaj opozitës shqiptare. Tani e kemi më të qartë se kush paska koketuar me agjenda ruse, fshehurazi dhe pas shpinës së qytetarëve.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share