BERGER: JAM RRITUR ME PËRGJEGJËSINË PËR TË TREGUAR HISTORINË
Riprodhimi i filmit gjerman “Asgjë e re nga Fronti i Perëndimit” ka fituar më shumë çmime “BAFTA” në ndarjen e sivjetshme, madje shtatë, duke e thyer rekordin e deritanishëm për film nga një rajon joanglez. Historia epike kundër luftës është versioni i ri i filmuar i një prej romaneve më të lexuara në botë, i shkruar në vitin 1928 nga Erih Maria Remark.
Vetëm dy vite pas publikimit të romanit “Asgjë e re nga Fronti i Perëndimit”, është xhiruar filmi i parë i historisë së tmerreve të luftës nga këndvështirmi i një ushtari të ri gjerman, në gjuhën angleze. Drama në Netflix fitoi madje shtatë çmime, nga gjithsejt 14 nominime, nga Akademia Britanike (BAFTA), në mesin e të cilave – për film më të mirë, skenar më të mirë të adaptuar, regjisor më të mirë.
EDVARD BERGER, REGJISOR “ASGJË E RE NGA FRONTI I PERËNDIMIT”
“Vazhdimisht e kam pyetur veten nëse duhet ta xhiroj këtë film. A do të jetë i mirë, a do ta shohin njerëzit? Jam i sigurtë se e dini për çfarë flas. Një mbrëmje vajza ime tha – “Asgjë e re nga fronti i Perëndimit?” Duhet ta bësh…”
Berger tha se ai dhe gjenerata e tij janë rritur me përgjegjësinë ta tregojnë këtë histori dhe publiku i ka nderuar me këtë. Ai shprehu mirënjohje për të gjithë që luftojnë në Ukrainë. Çmimet “BAFTA” konsiderohen një lloj parashikimi kush do të shpërblehet me Oskar nga Akademia Amerikane e Filmit, muajin e ardhshëm në Holivud. /KlanMacedonia/
PËRGATITI: BILJANA GEORGIEVSKA