Arsyeja pse jemi sot para jush, gazetarë të nderuar vjen si pasojë e mospajtimit tonë ndaj autoriteteve të qytetit të Shkupit në mënyrën se si ata po e trajtojnë trashigiminë e shenjtë të Gonxhe Bojaxhiut ”Nëna Terezë”.
Ishte ngjarja e fundit që dëshmon se ky keqtrajtim fatkeqësisht po vazhdon, sepse në fillim u dëmtua pllaka përkujtimore Nëna Terezë dhe qyteti Shkupit nuk reagoi fare dhe tani shkohet edhe më tutje me keqtrajtimin duke e shkatërruar pamëshirshëm një bredh të cilin Nëna Terezë e kishte mbjellë me dorën e vetë para 40 viteve, me rastin e vizitës së saj të fundit në Shkup në vitin 1980.
Në vendet evropiane drujntë mbrohen, shërohen, riparohen ndërsa tek ne dëmtohen. Pra ky dru mundej të sanohej por siç po shihet dikush tenton të asgjësojë veprimtarinë e saj, tha drejtori i ITSH, Skender Asani. /KlanMacedonia/