Asambleja Parlamentare e KiE voton që Shqipëria të kalojë në dialogun e postmonitorimit

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, ka njoftuar se Asambleja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës ka bërë votimin unanim  që mbështet këtë vend për kalim në dialogun e postmonitorimit.

“Pas 29 vjetësh nën monitorim të plotë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropë, që kur Shqipëria u anëtarësua në këtë organizatë më 1995, Komiteti Monitorues ka vendosur unanimisht që ta mbështesë Shqipërisë që të lëvizë në dialogun postmonitorues”, ka shkruar Hasani, transmeton KlanKosova.tv.

“Ky vendim është indikacion i qartë i progresit domethënës të forcimit të rendit dhe ligjit, të drejtave të njeriut dhe demokracisë”.

Hasani ka thënë se ripohojnë dedikimin për përmirësim të mëtejmë në standardeve demokratike dhe avancimit në rrugën evropiane.

“Qytetarët shqiptarë e meritojnë”, përfundon ai.

Qëllimi kryesor i dialogut postmonitorues është parandalimi i frenimit apo edhe kthimit të mundshëm të progresit të arritur gjatë procedurës së monitorimit dhe zgjidhjes së problemeve të mbetura pas mbylljes së monitorimit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share