Asambleja parlamentare e KE votoi pro anëtarësimit/ Ahmeti: Kosova i takon Europës!

Kryetari i BDI Ali Ahmeti ka përshëndetur vendimin e Asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës për anëtarësim të Republikës së Kosovës.

Ahmeti shkruan se ka mbetur shumë pak drejt vendosjes së një drejtësie të mohuar që një kohë të gjatë për Kosovën.

Postimi i plotë:

Me padurim dhe me vëmendjen më të madhe kam pritur sot epilogun e votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës PRO raportit të propozuar të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës.

Me 2/3 e votave delegatët e kësaj Asambleje sollën sot vendim historik duke i rekomanduar Këshillit të Ministrave të Europës pranimin e Kosovës si anëtare të Këshillit të Europës.

Ka mbetur vetem edhe një hap për vendosjen e drejtësisë së mohuar një kohë të gjatë në vendin e vet!

Kosova i takon Europës, duan apo s’duan armiqtë e saj!

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share