As vetë Gjyqtarët nuk i besojnë sistemit, Georgiev: Kjo është alarmante

GEORGIEV: INKURAJOJ GJYQTARËT QË TI DENONCOJNË TË GJITHA PRESIONET

Alaramante janë të dhënat se as vetë gjyqtarët nuk i besojnë sistemit gjyqësor në ven, thotë kryetar i këshillit gjyqësor, Sashko Georgiev. Ai inkurajoi gjyqtarët që të gjitha presionet që marrin ti denoncojnë në organet tjera nëse nuk i besojnë këshillit gjyqësor. Sipas Georgiev këto anomali cënojnë edhe integritetin e vetë gjyqtarëve.

“Unë personalisht kam qenë i pranishëm në këtë tribunë. Unë e dëgjova atë. Ishte për vitin 2022. Këtu u tha se për disa ndikime nga kryetarët e gjykatave, nga gjykatat më të larta, madje edhe nga anëtarët. Për mua, të gjitha këto të dhëna janë me rendësi. I inkurajoj dhe u bëj thirrje gjyqtarëve, të cilët u anketuan, kanë raportuan në mënyrë anonime se kanë pasur ndikim dhe presion nga anëtarët e Këshillit Gjyqësor, kryetarët e gjykatave, që të denoncojnë lirshëm. Si një mesazh për kolegët gjyqtarë – i inkurajoj që një situatë e tillë është alarmante, jam dakord. Dhe nëse e ndiejnë, ka Prokurori, le të denoncojnë lirshëm– tha Sashko Georgiev.

Në pyetësorin anonim të realizuar nga Misioni i OSBE-s, 212 gjyqtarë dhe 83 prokuror që iu nënshtruan pyetësorit kishin shfaqur mosbesim në Këshillin gjyqësor. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Avni Tahiri

Lexo gjithashtu
Total
0
Share