Artim Shaqiri: Kush humb ka të drejtë të ankohet, por nuk do të thotë se lojtari nuk ka të drejtë

Është gabim dhe e padrejtë që ndeshjet t’i referojnë gjyqtarët, kombëtaret e të cilëve ende janë në garë. Kjo sepse mund të ndikojë në vendimmarrjen e drejtë ose të ngjallë dyshime dhe polemika tek kundërshtarët. I këtij mendimi ka qenë sonte ish futbollisti Artim Shaqiri në emisionin MundoKlan, i cili mes tjerash, i cilësoi si të drejta ankesat e Pepes së Portugalisë. Ndeshjen mes Marokut dhe Portugalisë e referoi gjyqtari argjentinas.

“Kush humb ka të drejtë të ankohet, por kjo nuk do të thotë se lojtarët nuk kanë të drejtë. Unë i jap plotësisht të drejtë lojtarit të ankohet sepse një refer, kombëtarja e të cilit është ende në garë, nuk duhet të referojë. Kjo nuk është e drejtë”, deklaroi Shaqiri./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share