Arteta: Arsenal e meriton Champions

Trajneri i “topçinjve” ndihet i emocionuar për rikthimin në elitën e futbollit europian

Trajneri Mikel Arteta shprehet se Arsenali meriton të luajë në Ligën e Kampionëve këtë sezon, ndërsa rikthehet të garojë në këtë kompeticion pas një mungese 6-vjeçare.

“Topçinjtë” presin në stadiumin “Emirates” PSV Eindhoven, ndërsa në Grupin B janë edhe fituesit e Ligës së Europës, Sevija, si edhe Lens.

“Ndihem krenar dhe i emocionuar që luajmë në Ligën e Kampioneve. Ka kaluar një kohë e gjatë për klubin që kur kemi qenë në këtë kompeticion dhe tani është hera e parë edhe për mua si trajner, kështu që mezi presim. Duhet të japim më të mirën këtu! Nis nga shtëpia dhe jam i sigurt se mbështetësit tanë do të jenë vërtet të emocionuar për këtë. Ne duhet ta shijojmë këtë sfidë.”

“Topçinjtë” u përballën me holandezët sezonin e shkuar në Ligën e Europës, me të dyja ekipet që fituan në shtëpi në fazën e grupeve.

Arsenali nuk do të ketë në dispozicion sulmuesin Gabriel Martineli, i cili pësoi një dëmtim muskulor në fitoren 1-0 kundër Everton në Premier Ligë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share