“Arsyetimet për çmimet e karburanteve nuk vlejnë” – Bekteshi kërkon bashkëpunim nga tregtarët

Arsyetimet më të shpeshta të tregtarëve për rritjen e çmimeve kanë qenë rritja e çmimit të karburanteve dhe energjisë elektrike. Kjo sipas Bekteshi, tani nuk vlen. Prandaj sipas tij, qeveria ka vendosur t’i publikojë edhe tabelat me çmimet e karburanteve në periudha të caktuara, për të vërtetuar se ka rënie në çmimet e karburanteve dhe energjisë elektrike.

“Për shkak se përcaktimi i çmimeve të produkteve ka elemente të ndryshme. Kostoja për fuqinë punëtore, repromaterialet e shfrytëzuara, energensat dhe kostot tjera fikse dhe variable. Arsyetimi në atë kohë ka qenë çmimi i energensave duke përfshirë energjinë elektrike dhe karburantet… Tani kemi çmime më të lira. Edhe tek karburantet edhe tek energjia kemi çmime më të lira”, tha Bekteshi./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share