Arsovski: Ballkani për SHBA-në mbetet prioritet i dobët! Bilalli: Kombet e Bashkuara të pafuqishme për të adresuar krizën ndërkombëtare

Deklarata e ish-zyrtarit i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Filip Riker se Ballkani do të ketë vështirësi për të mbetur një prioritet për SHBA-në për shkak të ngjarjeve të trazuara që po ndodhin në botë, sipas analisitit politik Petar Arsovskit, Departamenti i shtetit po përballet me një   sfide të quajtur , bandidth- challenge ,që do të thotë se për shkak krizave të  shumta që po ndodhin në të njejtën koh, sipas tij,m  SHBA-ja është e detyruar të fokusohet në cështje më urgjente, duke bërë që Ballkani Perëndimor të mbetet një prioritet më i dobët.

Petar Arsovski

“Retorika nacionaliste po forcohet gjithnjë e më shumë në nivel lokal dhe në një kontekst të tillë është gjithnjë e më e vështirë të bëhet çdo lloj globalizimi apo eurointegrimi. Arsyeja e dytë është se Departamenti i Shtetit po përballet me diçka që ata kanë filluar ta quajnë sfidë e bandidth- challange, pra sfida e rrjedhës së kapacitetit, që do të thotë se Departamenti i Shtetit, shërbimi diplomatik i kombit më të fuqishëm në botë, tashmë është përballja me sfidën e hapjes së kaq shumë krizave në të njëjtën kohë, kriza në Lindjen e Mesme, lufta në Ukrainë, konflikti i ardhshëm me Kinën, situatat e tensionuara mes NATO-s dhe tyre në Bashkimin Evropian, t gjitha kto së bashku i bëjnë ata të paaftë q ti zbatojnë të gjitha politikat për t’u përgjigjur paralelisht dhe në atë situatë paraqiten aty ku ka krizë reale, ku ka krizë sigurie dhe prandaj Ballkani Perëndimor mbetet prioritet më i dobët për ta.”

Ai gjithashtu theksoi se, për shkak të qëndrimeve të ndryshme të vendeve të Ballkanit, Bashkimi Evropian është në një situatë ku vetëm disa shtete, si Shqipëria dhe Mali i Zi, mund të shohin përparim drejt integrimit, ndërkohë që Bosnja, Kosova, Maqedonia dhe Serbia do të mbeten për një kohë të gjatë të bllokuara në rrugën e tyre për në BE. Për analistin politik Merel Bilalli Kombet e Bashkuara janë bërë gjithnjë e më të pafuqishme në adresimin e krizave.

Mersel Bilalli

“E gjithë bashkësia ndërkombëtarë në situatën kur sistemi egzistues i sigurisë është dukshëm i dëmtuar. Sic dihet Kombet e Bashkuara pra vështir funksionojn, mos të them se aspak nuk funkcionojn. Shkelja e parimeve të kërtës të kombeve të bashkuara por edhe principit apo parimeve të Helsinkut për mos ndryshimin e kufijve me dhunë, pra, të gjitha ato janë dëmtuar, gati është shkatëruar është shumë problem që të mund të mos I trajotjmë cështjet prioritare. Ceshtjet prioritare në këtë siatuatë pra , lufta Ukrainë –Rusi, lufta në lindjen e mesme, duke përfshirë edhe Iranin por edhe problemet e në raport me kinën.”

Ai shprehu dyshime në lidhje me deklaratat optimiste që sugjerojnë se Ballkani Perëndimor mund të bëhet një prioritet për SHBA-në dhe bashkësinë ndërkombëtare në të ardhmen e afërt, duke theksuar se kjo mund të ndodhë vetëm pas disa vitesh. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share