Partia opozitare VMRO-DPMNE kërkon dorëheqjen e kryebashkiakes së Qytetit të Shkupit Danella Arsovska, pasi siç thonë ato fajtore për gjithë kaosin që është krijuar në NQP është vet ajo.
“Arsovska hyri në histori si kryetarja më e paaftë dhe e vetmja që arriti të falimentojë një ndërmarrje. Ajo duhet të japë dorëheqjen sepse është e paaftë dhe ka mashtruar shkupjanët”, shprehen nga VMRO DPMNE.
E në paraqitjen e saj të fundit, Kryetarja e Shkupit, Arsovska pyetjes së gazetares se a do të japë dorëheqje sepse për herë të parë në historinë e qytetit të Shkupit qytetarët kanë mbetur pa transport publik, ajo është përgjigjur negativisht.
“Njerëzit nga bordi drejtues i NQP-së, të cilin e votoi VMRO DPMNE, të japin dorëheqje”, tha Arsovska përcjell SDK.mk.
Shkupjanët sot për herë të parë në historinë e qytetit të Shkupit kanë mbetur pa transport publik. Vitin e kaluar në zgjedhjet lokale Arsovska dhe VMRO DPMNE premtuan transport publik falas dhe Shkup modern./KlanMacedonia