Arsovska: Ndërtim i pesë kilometra infrastrukturë rrugore për pesë vendbanime në Gjorçe Petrov

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, kryetari i komunës së Gjorçe Petrovit, Aleksandar Stojkoski dhe drejtori i NP “Rrugë dhe Rrugica”, Boris Nastov, sot në konferencën për medie në Kisela Jabuka, shpallën fillimin e ofensivës ndërtimore në Shkup, në të cilën në fazën e parë është planifikuar ndërtimi i mbi 20 rrugëve komunale në komunën Gjorçe Petrov.

– Sot në komunën Gjorçe Petrov fillon ofensiva ndërtimore e Shkupit. Fillojmë me ndërtimin e më shumë se 20 rrugëve në këtë komunë. Bëhet fjalë për rrugë të paasfaltuara deri më tani, përkatësisht po asfaltohen për herë të parë me kërkesë të qytetarëve për të pasur rrugë dhe kushte që meritojnë. Qyteti i Shkupit për këtë bashkëpunim ndërkomunal ndan 4 milionë denarë, tha Arsovska.

Kryetarja e Qytetit të Shkupit sqaroi se në fazën e parë, do të fillohet me ndërtimin e rrugëve në pesë vendbanime të kësaj komune, në fshatin Volkovë, Kisela Jabuka, Dame Gruev, Novoselë dhe Stopanski Dvor, do të ndërtohet infrastruktura rrugore në gjatësi prej pesë kilometrash.

-Mund të flasim për qytet modern dhe bashkëkohor vetëm nëse përpiqemi të sigurojmë kushte të përshtatshme për të gjithë, që të mos jenë si deri më tani, pra të mos ketë më vendbanime të harruara. Angazhimi programor është që në Shkup të mos ketë më vendbanime të harruara, një pjesë e vendbanimeve për një kohë të gjatë kanë mbetur pa zhvillim adekuat, dhe duke e përmirësuar këtë imazh sot fillojmë me ofensivën ndërtimore, për zhvillimin e balancuar në pjesët urbane dhe rurale të Shkupit, thotë Arsovska.

 

Me këtë ndërtim do të përfshihen rrugët në fshatin Volkovë, përkatësisht rruga 83, rruga 100, dega e djathtë, rruga 3, 73, 74, 78, rruga 80 Përzhinë, rruga 81, dega 1, 2, 3 majtas, rruga 81, dega 4 djathtas. Në Kisela Jabuka, rrugët 4, 6, degët e rrugëve 46 dhe 46a dhe rrugët 68, 10 dhe 34. Rruga “Anton Keckarov” në vendbanimin Dame Gruev, në Novoselë para shkollës, dega e djathtë, dega e majtë dhe degët e rrugëve 4 dhe 2, si dhe rruga 52 në degën e djathtë në lagjen Stopanski Dvor, tha Arsovska.

Kryetari i Komunës së Gjorçe Petrovit, Aleksandar Stojkoski falënderoi Qytetin e Shkupit për mjetet financiare të ndara dhe bashkëpunimin e mirë me kryetaren Arsovska.

Stojkoski theksoi se ky rikonstruksion ka të bëjë me ndërtimin e infrastrukturës së re rrugore në rrugët komunale në komunën e Gjorçe Petrovit, e gjitha kjo në interes të mbi 20 mijë banorëve që jetojnë dhe gravitojnë në këtë pjesë të komunës, ku për më shumë se disa dekada nuk janë realizuar kërkesat e qytetarëve.

 

Drejtori i NP “Rrugë dhe Rrugica”, Boris Nastov gjatë inspektimit tha se nga dje kanë filluar përgatitjet për asfaltimin e rrugëve në vendbanimin Kisela Jabuka me gërmimin e asfaltit, pastaj vendosjen e shtresës së tamponit dhe sot do të fillojë asfaltimi me shtresë të re asfalti.

Sipërfaqja e përgjithshme e rrugëve që do të asfaltohen është mbi 16.000 metra katrorë, me gjerësi të ndryshueshme të rrugëve nga 3 deri në 5 metra, gjë që do të përmirësojë kushtet e jetesës së qytetarëve që jetojnë këtu, dhe në të njëjtën kohë do të përmirësojë sigurinë në trafikun rrugor, theksoi Nastov./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share