Arsovska mori pjesë në eko-aksion për mbjellje në malin Vodno në Shkup

Kryetarja Danela Arsovska sot mori pjesë në eko-aksion së bashku me Rotary Club Shkup Vodno dhe NP “Parqe dhe gjelbërim” për mbjellje në parkun Malin Vodno. Në kuadër të këtij aksioni të përbashkët vjeshtor, më shumë se 100 pemë do të mbillen në disa lokacione në parkun pyjor, me qëllim gjelbërimin, pyllëzimin dhe rritjen e fondit pyjor.

Të gjitha veprimet e pyllëzimit janë më se të mirëseardhura në Shkup, me qëllim të mbrojtjes së mjedisit, dhe mbjellja e pemëve dhe fidanëve të rinj, rregullimi i zonave të reja të parkut të gjelbër dhe korridoreve të gjelbra është një nga prioritetet e programit Për Shkupin modern, për të cilin ne do të zbatojmë vazhdimisht aktivitete për arritjen e këtyre qëllimeve. Realizimi i fushatës së madhe vjeshtore për mbjelljen dhe rregullimin e gjelbërimit të qytetit është duke u zhvilluar dhe kjo fushatë është në përputhje me angazhimet tona programore për ta bërë Shkupin mburojë të gjelbër të ujit.

Qyteti i Shkupit vazhdimisht punon për mbrojtjen, ruajtjen, sjelljen e qëndrueshme dhe të ndërgjegjshme ndaj bukurive natyrore të malit Vodno me qëllim të përmirësimit të kujdesit të përgjithshëm ndaj malit” – thuhet në kumtesën e qytetit të Shkupit. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share