Në gjysmën e dytë të vitit 2023 qytetarët e Qytetit të Shkupit do të kenë transport publik falas, pikërisht ashtu siç ishte premtuar, tha në pres-konferencën e sotme kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska.
“Ja sot këtu paralajmëroj se në gjysmën e dytë të vitit 2023 qytetarët e qytetit të Shkupit do të kenë transport publik falas ashtu siç është premtuar”,deklaroi Arsovska.
Megjithatë, siç tha ajo, të gjitha institucionet duhet t’i respektojnë obligimet dhe t’i paguajnë borxhet.
Ndryshe Arsovska para se të merrte postin e kryetares së komunës premtoi se kaosi i trafikut në Shkup do të jetë një gjë e së kaluarës nëse kemi transport publik lehtësisht të qasshëm dhe falas.
Ky është një nga projektet prioritare të Arsovskës që ajo e paralajmëroi gjatë fushatës zgjedhore, duke i siguruar shkupjanët se me këtë do të zgjidhet kaosi i trafikut në qytet.
/KlanMacedonia/