“UNË JAM KRYETARE E SUKSESHME, KËSHILLTARËT JANË FAJORËT KRYESOR”
Kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska si fajtorë kryesor për kaosin e shkaktuar në transportin publik i konsideron këshilltarët të cilët nuk kanë votuar propozimin për blerjen e 100 autobusave eko. Këtë deklaratë Arsovska e dha gjatë intervistës javore për Radio Evropën e Lirë.
“Në qoftë se këshilltarët vendosin që qytetarët të mos kenë transport publik cilësor, atëherë nuk di çfarë të them tjetër përveç se do t’ua kujtojmë çdo ditë se kjo që po ndodh është kryesisht faji i tyre” – tha Danella Arsovska Kryetarja e Qytetit të Shkupit/
Ndërkaq për projekti BTR i cili parasheh zgjidhje sistemore për modernizim e transportit publik Arsovska tha se nuk ka hequr dorë nga plani por për momentin projekti po përpunohet.
“Jo, absolutisht jo. Në asnjë moment nuk thashë se hoqa dorë nga ai plan. Pra, tani ka një reformë serioze për t’u bërë këtu. Plani është duke u rishikuar, sepse ka pasur një numër të madh të mangësive që kemi konstatuar, duke pasur parasysh se para opinionit janë vënë në pah një numër i madh vërejtjesh, jo vetëm për itinerarin por edhe për mënyrën se si do të zbatohet. diçka që ne e kemi negociuar prej kohësh dhe ajo që duam të ofrojmë është zgjidhja më e mirë për qytetin” – tha Arsovska.
Kryetarja e Qytetit të Shkupit Danela Arsovska nuk e ka anuluar projektin për ndërtimin e metrosë së autobusëve në Shkup apo Sistemit buss rapid transit (BRT), projekt i nisur nga paraardhësi i saj Petre Shilegov. Për këtë projekt, Qyteti i Shkupit dhe Qeveria në prill të vitit të kaluar nënshkruan marrëveshje për kreditim nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në vlerë prej 70 milionë euro dhe sipas ekspertëve të angazhuar nga banka, bëhet fjalë për një nga projektet më të gjelbra që ata mbështesin. E për këtë Qyteti paguan gjobë 350 mijë euro për mos realizimin e projektit. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Arbana Qerimi