Braziliani do të jetë pjesë e “topçinjve” në pesë vitet e ardhshme
Arsenali ka firmosur me sulmuesin brazilian Gabriel Jesus nga Manchester City.
Futbollisti 25-vjeçar ka punuar më herët me trajnerit e Arsenalit, Mikel Arteta, kur ai ishte asistent i teknikut të “qytetarëve”, Pep Guardiola, në vitet 2016-2019. Arteta ishte mjaft i kënaqur me blerjen e bërë pasi në ekip është afruar një futbollist mjaft cilësor.
Jesus vendosi që të largohet nga City, pas ardhjes së sulmuesit norvegjez Erling Haland.
Ai ka shënuar 95 gola dhe ka dhënë 46 asiste te “qytetarët”, por sezonin e shkuar nuk luajti si titullar e realizoi vetëm tetë gola. Tani braziliani ka shansin që të luajë titullar, e kjo do t’i japë mundësinë që të ketë më shumë mundësi përpara portës.
Rivali i 25-vjeçarit për pozicionin e qendërsulmuesit do të jetë lojtari i përfaqësueses angleze, 23-vjeçari Edi Nketiah, që rinovoi me “topçinjtë” së fundmi.
Klan News