Arrijnë ekipet e FSK-së – Rinis aksioni për kërkimin e tre personave në lumin Lepenc

Ka rinisur mëngjesin e sotëm aksioni për kërkimin e tre anëtarëve të familjes Pacolli nga Prishtina, të cilët pasditen e të shtunës, ranë me automjetin e tyre në rrjedhën e lumit Lepenc. Ngjarja, siç njofton KlanM, ka ndodhur në rrugën Shkup – Bllacë, ndërsa katër anëtarët e familjes Pacolli, ktheheshin nga Aeroporti i Shkupit drejt Prishtinës

Në ndihmë të ekipit të njësisë speciale “Tigrat” në Maqedoni, mëngjesin e sotëm kanë ardhur edhe ekipet e Forcave të Sigurisë së Kosovës, përcjell KlanM.

Aksioni u ndërpre para orës 2 pas mesnate për shkak të kushteve të vështira dhe dukshmërisë së ulët dhe rinisi rreth orë 6 të mëngjesit.

Ekipi i Klan Macedonia gjendet në vendngjarje që nga momentet e para të aksidentit duke informuar me detaje të reja kohë pas kohe.

20 vjeçari, Shkëlqim Pacolli është personi i cili arriti të shpëtojë duke u hedhur nga vetura, ndërsa sipar rrëfimit të tij për prokurorinë dhe policinë, veturën e kishte marrë lumi. Informacionet e para flasin se automjeti i tipit BMW ka hyrë në parakalim, më pas ka humbur kontrollin dhe ka rënë në ujë./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share